Lepushë, Tamarë, Vermosh 1 Ditë 20€
► Nisja nga Tirana në orën 06:30.
Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem.
Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona.
Pasdreke ne do të vizitojmë një tjetër fshat të bukur alpin, është Tamara, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit.
Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.
►Sugjerim:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
POLITIKAT E FEMIJVE:
0 – 2.99 VJEÇ PA PAGESE
3-11.99 VJEÇ PAGUAJNË 17 EURO
MBI 12 VJEÇ PAGESE E PLOTE
SHENIM
► PER REZERVIM NEVOJITET PAGESE E PLOTE .
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME NE RAST ANULLIMI NGA KLIENTI.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 19.
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-2 DITË PARA DHE PAGESA RIMBURSOHET 100% NGA AGJENCIA.