Ljubjana, Otocec, Ptuj, Bled – 4 Ditë €369
►29 Nentor - 2 Dhjetor - €369/person
Vizitohet: Trieste, Ljubjana, Otočec, Ptuj, Bled
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 10:30–12:10 Trieste.
Kthimi: Trieste 12:45-14: 15 Tirane.
Dita e Parë
Takimi me stafin tonë në Aeroportin “Nënë Tereza” 2 orë përpara fluturimit, sipas orarit të përcaktuar më sipër. Pas mbërritjes në aeroportin e Triestes, nisemi drejt Sllovenisë.
Gjatë rrugës, do të bëjmë një ndalesë pranë Kështjellës Miramare, një monument i famshëm i vendosur buzë detit, që ofron pamje të mrekullueshme panoramike. Kohë e lirë për të konsumuar drekën.
Më pas, udhëtimi ynë vazhdon drejt kryeqytetit slloven, Ljubljanës. Pas mbërritjes, akomodimi dhe sistemimi në hotel.
Pasdite e lirë në zemër të qytetit të vjetër, ku do të shohim urat karakteristike, rrugicat me librari të vogla dhe ndërtesat e stilit art nouveau që i japin një atmosferë aristokrate këtij qyteti.
Dita e Dytë
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt rajonit të Dolenjskës, ku pas rreth një ore e pak udhëtim mbërrijmë në Otočec. Ky qytet i vogël mesjetar është i njohur për kështjellën e tij të vendosur mbi një ishull në mes të lumit, një pamje unike që e bën këtë vend ndër më të veçantët e Sllovenisë. Kohë e lirë për shëtitje.
Më pas, udhëtimi ynë vazhdon drejt Ptuj, qyteti më i vjetër i Sllovenisë, me një histori mbi 2000 vjeçare. Pas mbërritjes, do të eksplorojmë rrugicat e tij historike dhe do të vizitojmë kështjellën mbresëlënëse që ngrihet mbi qytet, duke ofruar pamje panoramike mbi lumin Drava dhe fushat përreth. Kohë e lirë për të konsumuar drekën.
Në mbrëmje kthehemi përsëri në Ljubljanë, ku do të shijojmë një darkë të qetë pranë lumit Ljubljanica, në zemër të qytetit.
Dita e Tretë
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt një prej destinacioneve më romantike të Sllovenisë, Liqenit të Bledit. Ky liqen i rrethuar nga male dhe pyje ofron një peizazh përrallor, të cilin do ta shijojmë gjatë një shëtitjeje të qetë përgjatë brigjeve të tij.
Opsionalisht, do të kemi mundësinë të marrim një varkë tradicionale “pletna” për të kaluar në ishullin e vogël në mes të liqenit, ku ndodhet kisha e famshme baroke e Zojës së Bekuar.
Më pas, do të bëjmë një ndalesë për kafe dhe për të provuar ëmbëlsirën më të njohur të rajonit, “kremšnita”, që është simbol i Bledit. Për ata që dëshirojnë, do të ketë mundësi opsionale për të vizituar edhe kështjellën e Bledit, e cila ngrihet mbi një shkëmb të lartë duke ofruar pamje spektakolare mbi gjithë liqenin.
Pasdite, rikthehemi në Ljubljanë ku do të zhvillojmë një vizitë panoramike në pikat më të rëndësishme të qytetit. Do të shohim Sheshin Prešeren me urën e famshme Tromostovje (Tre Urat), Katedralen e Shën Nikollës, Tregun e Qumështit dhe ndërtesat karakteristike të stilit barok e art nouveau përgjatë lumit Ljubljanica. Për ata që dëshirojnë, mund të ngjitemi me funikular drejt Kështjellës së Ljubljanës, e cila ofron pamje mbresëlënëse mbi gjithë qytetin.
Kohë të lirë për shopping ose shëtitje të qetë në rrugicat e qytetit të vjetër, ku atmosfera është gjithmonë e gjallë dhe mikpritëse.
Dita e Katërt
Pas mëngjesit, bëhemi gati për udhëtimin e kthimit.
Nisja në mëngjes drejt aeroportit të Triestes.
Fluturimi drejt Tiranës sipas orareve të mësipërme.
Fundi i shërbimit tonë.
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
Aktivitetet
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese