Lefkada ,Parga ,Janina 3 Ditë
►SHTATOR: 05-07
HOTEL SUNRISE 3* €129 BB (mëngjes)
HOTEL SUNRISE 3* €169 HB (mëngjes+darkë)
HOTEL TESORO 3* SUPERIOR €179 HB (mëngjes+darkë)
►SHTATOR: 12-14
HOTEL TESORO 3* SUPERIOR €119 BB (mëngjes)
DITA E PARË
Nisja nga Tirana herët në mëngjes në orën 04:00.
(Nisja nga Durresi ne oren 04:55).
Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për në kufirin e Qafë Botës.
Pasi të kalojmë në tokën greke, ndalesa e parë do të bëhet në qytetin turistik të Pargës, të ndërtuar në qafëmali dhe bregdet, ku do të konsumojmë edhe drekën. Kohëzgjatja e vizitës: 1 orë e 30 minuta. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe në shëtitoren kryesore buzë detit.
Më pas nisemi drejt ishullit të Lefkadës. Akomodimi në hotel. Kohë e lirë për plazh pranë hotelit. Darkë e lirë. Pas darkës, opsionale: party në anije (e sugjeruar).
**PER TE DY HOTELET DARKA DO TE KONSUMOHET TEK HOTEL TESORO, I CILI NDODHET 500 m DISTANCE ECJE NE KEMBE NGA HOTEL SUNRISE**
DITA E DYTË
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qendrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.
Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra dhe det.
Udhëtimi fillon në orën 09:45. Vizitojmë bregdetet me famë botërore të Lefkadës: Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpios, si dhe shpellën Papanikolis.
Ndalesë 1-orëshe në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia, dhe në ishullin e Odiseut, Itaka.
Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh.
Kjo shëtitje është opsionale dhe me pagesë ekstra prej 35€ për person. Mbaron rreth orës 18:00.
Kthimi në hotel. Darkë e lirë. Qëndrim i lirë në mbrëmje.
**PER TE DY HOTELET DARKA DO TE KONSUMOHET TEK HOTEL TESORO, I CILI NDODHET 500 m DISTANCE ECJE NE KEMBE NGA HOTEL SUNRISE**
DITA E TRETË
Pas mëngjesit nisemi drejt Prevezës, ku do të kemi kohë të lirë për plazh deri në drekë. Më pas nisim udhëtimin e kthimit drejt Tiranës, me një ndalesë të shkurtër për pushim gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Aktivitetet
Party i darkes ne anije 20€/ Hyrja + 1 pije falas
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE
VIZITE NE ISHUJT ME ANIJE €35/PERSONI HYRJA+DREKA