Paris, 4 Ditë 419€
DITA E PARË :
Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:20. Mbërritja në aeroportin Beauvais të Parisit në orën 09:30. Pas proçedurave aeroportuale, nisemi drejt qytetit të Parisit ku do te vizitojmë Harkun e Triumfit, Sheshin Trokadero si dhe Bulevardi Champs Elysees. Do të nisemi më pas për shëtitje drejt Bazilikës Sacre Coeur. Pas këtyre vizitave, transferimi për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
DITA E DYTË :
Mëngjesi në hotel. Do të nisemi për të vizituar Kopshtet e Luxembourg-ut dhe më pas nisemi drejt muzeut të Luvrit. Pasi kemi përfunduar vizitën në Luvër do të shohim Sheshi Place de la Concorde, Opera de Garnier, Sheshi Place Vendome, Bulevardi i madh, si dhe Sheshi i Bastijës. Do të vizitojmë , Kopshtet Tyleri.Do të kalojmë nga Rue de Rivoli edhe do vizitojmë Bashkinë e Parisit si dhe Katedralen e Notre Dame.
Kthimi dhe akomodimi në hotel
DITA E TRETË :
Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës, do të jetë vizita në Chateau de Versailles. (pagese extra)
Pas vizitës në Versajë do të vazhdojmë drejt Kullës së Eiffeil-it, qëndrim i lirë dhe konsumim i drekës sipas dëshires. Pasdite, shëtitje me anije në lumin Seine. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Qëndrimi do të jetë i lire për të gjithë personat që dëshirojnë të qëndrojnë përsëri në qendër të Parisit, të cilët mund të përdorin transportin publik me sugjerimin e guidës sonë.
DITA E KATËRT :
Nisja për në aeroport rreth orës 05:30 të mëngjesit
Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 10:05 Mbërritja në Tiranë në orën 12:40. Fundi i sherbimit tone.
Ne Çmim Perfshihen:
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Ne Çmim nuk Perfshihen :
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa e turistit €5.2 personi/natë
Hyrjet opsionale janë si më poshtë:
1. Bileta per ne Muzeun e Luvrit, 40 EUR person
2. Shetitje ne Lumin Seine, 20 EUR per person
3. Bileta per hyrje ne Pallatin e Versailles dhe kopshtet e saj, 35 EUR per person (bashke me transfere)
4. Vetem transfere per ne Pallatin e Versajes, 15 EUR per person
POLITIKAT E FEMIJEVE
- Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
- Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
- Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.







