Pragë, Vjenë 4 Dittë 439€
►28 Nentor - 1 Dhjetor €439/person
Itinerari i fluturimeve :
Nisja: Tirane 08:15 - 10:20 Prage.
Kthimi: Vjene 14:10- 15:50 Tirane.
Dita e parë
Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport.
Udhëtimi me avion Tiranë - Pragë. Mbërritja në orën 10.20 në Pragë.
Transferimi me autobus direkt për në Kështjellën e Pragës, e cila është edhe Kështjella më antike më e lashtë në botë.
Do të vizitojmë më pas, Qendrën Historike të Pragës:Sheshi i Vjetër i Qytetit (Old Town Square) dhe Ora Astronomike.Kisha e Shën Nikollës dhe Kisha Tyn si dhe Charles Bridge për të pare një pamje mahnitëse të qytetit.
Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Dita e dytë
Mëngjesi në hotel
Do të vizitojmë qendrën e qytetit të Pragës si dhe vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Hradčany, Kisha e Loretos, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.
Pas vizitave do të nisemi drejt Vjenës, Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë.
Mbërritje në Vjenë, sistemim dhe akomodim në hotel.
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit.
Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen's Cathedral.
Transfera për në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e katërt
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve si dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve.
Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësiperme.
Fundi i shërbimit tonë.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
Aktivitetet
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Hyrja në monumente dhe muzeume.
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese